Alarmi dhënë mes pasagjerëve për një hajdut brenda autobusit, që bëri vjedhjen e radhës, detyroi shoferin të mbyllë dyert, duke lënë në pritje udhëtarët. Ngjarja Ka ndodhur në autobusin e Tiranës së Re, në afërsi të stacionit pranë shkollës “Harry Fultz”.
Në fotot që publikon “Panorama” duken pasagjerë që presin të hipin në stacion, e të tjerë që duan të dalin, por e kanë të pamundur deri sa të zgjidhet situata, të vijë policia e të mbërthejë hajdutin.