Temperaturat e nxehta të këtyre ditëve kanë shkaktuar vatra të mëdha zjarri në të gjithë territorin shqiptar. Këtë pasdite, flakët kanë përfshirë zonën e Tufinës në Dajt, nga ku sicc edhe duket në foto, shtëllungat e tymit po përhapen me shpejtësi.
Sipas informacioneve, mësohet se drejt Tufinës janë nisur edhe helikopterët të cilët do asistojnë në shuarjen e flakëve. /Opinion.al