Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, të ftuarit e këtij evenimenti i pret një festë e organizuar në Los Angeles.
Për në post-Oscar party Bleona kishte veshur një fustan ngjyrë të purpurt të qëndisur dhe të dizenjuar nga Rezarta Skifteri.
Ndërsa në festën tjetër të organizuar nga “Venity Fair” këngëtarja shqiptare kishte zgjedhur një krijim në ngjyrat bardhë e zi.
Bleona ka shpërndarë në Instagram një foto ku shihet duke pozuar me aktoren e njohur dhe tepër të dashur Jessica Alba.