Kronikë

Foto/ Ky është vëllai i Talo Çelës, u vra mëngjesin e sotëm në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:06 - 17/09/20 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm Elbasani u trondit nga një atentat mafioz, ku mbeti i vrarë Bujar Çela, vëllai i Talos Çelës. Ky i fundit akuzohet për disa vepra të rëda kriminale.

Ngjarja ndodhi në Bradashesh të Elbasanit, ku 50-vjeçari, i cili punonte si taksistë pa licencë, u qëllua teksa po konsumonte kafe në një lokal. Ndërkohë, është publikuar dhe fotoja e viktimës së atentatit të sotëm.

Pak orë pas ngjarjes policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Muras të Elbasanit. Aktualisht për kapjen e autorëve policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit, ndërsa ka shoqëruar në komisariat dëshmitarët. Ata do të merren në pyetje në lidhje se çfarë mund të kenë në vendin e krimit.

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja rrëfen se ishte duke shërbyer në banak kur dëgjoi një zhurma, por që nuk mendoi se ishin të shtëna armësh.

Ai doli dhe pa të shtrirë Bujar Çelën dhe njoftoi menjëherë Policinë. Tashmë shtohen dyshimet se atentatorët kanë qenë profesionistë dhe sulmi ishte i organizuar teksa pistoletat me të gjitha gjasat kanë qenë me silenciator përderisa nuk u dëgjuan të shtëna. / Opinion.al

Pas