Ky është projekti fitues i ndërtmit të stadiumit të ri në Durrës.
Një studio arkitekturore belge, 51N4E (Belgjikë) është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar.
51N4E (Belgjikë) fitoi kundrejt dy projekteve të tjera, atij Bjarke Ingels Group nga Danimarka dhe MVRDV nga Holanda.
Sikurse duket në foto, projekti parashikon jo vetëm ndërtimin e stadiujmit, por edhe hapësirave urbana rreth e qark, siç janë pishina, shëtitore si dhe hapësira të tjera që do të jenë në funksion edhe të komunitetit.
Pak ditë më parë u shpall fituesi për ndërtimin e stadiumit të ri të Korçës. Fitues u shpall projekti i studios daneze CEBRA.