Personi që shihni në foton e mëposhtme është 39-vjeçari Briken Sanaj nga Lezha, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës tek Kodra e Diellit, në Tiranë.
I riu, i cili njihej dhe me emrin Anton Gjinaj, jetonte prej më shumë se një viti në këtë zonë.
Ai dyshohet se u qëllua me tre plumba në kokë nga dy persona të maskuar, pasi kishte parkuar makinën në garazh.
Makina u gjet e djegur disa minuta më vonë në Kashar. Mendohet se shkak i krimit të ketë qenë hasmëria, pasi viktima ka patur konflikte të mëparshme.
Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë./Opinion.al