Kronikë

FOTO/ Ky është personi që qëlloi me kallashnikov ndaj policisë në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 24/09/20 |
Al Do

Që prej orës 13:20, policia e Elbasanit, Shqiponjat, FNSH dhe RENEA janë duke negociuar me 71-vjeçarin Lefter Zhidru për t’u dorëzuar.

Pas një konflikti më ish-gruan e tij, kjo e fundit ka njoftuar policinë por i moshuari ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar ndaj forcave të policisë nga ballkoni i pallatit ku ndodhet.

Nga plumbat mbetën të plagosur dy të rinj, kalimtarë të rastit të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Që prej atij momenti, pallati dhe zona përreth janë rrethuar nga efektivët e RENEA-s të cilët janë pozicionuar edhe me snajper në rast se situata përshkallëzohet nga ana e 71-vjeçarit.

Ish-gruaja dhe vajza 14-vjeçare e Zhidros fatmirësisht janë lënë të lira të dalin nga banesa ndërsa ai qëndron ende i mbyllur dhe refuzon të dorëzohet.

Mësohet se me të në telefon ka negociuar edhe e bija ndërkohë FNSH dhe RENEA pritet të ndërhyjnë në banesën ku ndodhet i mbyllur 71-vjeçari, për t’i dhënë fund situatës së pasigurt që është krijuar në zonë. /Opinion.al

Pas