TIRANE- Ky që shihni në foto është mësuesi, i cili në një akt të paprecendet, në gjendje të dehur ka rrahur mbarë nxënësit e klasës fillore me drutë e sobës. Për shkak të dhunës shtazarake një vajzë ka mbetur e plagosur me hematoma në kokë, ndërsa nxënësit e tjerë kanë plagë të lehtë.
Agim Muça 63- vjeç jepte mësim në klasën e bashkuar (3 dhe 5) në shkollën “Orzhanov” Ostren Bulqizë. Pas denoncimit të marrë nga mësuesit e tjerë të shkollës dhe prindërit e fëmijëvë policia ka arrestuar në flagrancë Agim Muçën, mësuesi i shkollës.
Ministria e Arsimit dënoi ashpër këtë akt të paprecendet të ndodhur në Bulqizë. Ndërsa ministrja Lindita Nikolla është nisur drejt Bulqizës për të takuar nxënësit e lënduar dhe mësuesit e shkollës.
Foto: Mësuesi dhe shkolla ku ndodhi ngjarja