Kronikë

FOTO/ Ky është 48-vjeçari që dyshohet se dogji të gjallë gruan për xhelozi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:25 - 10/04/21 |
Opi Nion

Krimi i dyfishtë i ndodhur këtë mesditë në Kavajë ka tronditur opinionin publik.

Sipas informacionit të policisë 45-vjeçarja Fëllënxa Shirja u gjet e djegur brenda një makine, ndërsa bashkëshorti i saj 48 vjeç, Bilbil Shirja, u gjet i vetëvarur në një pemë pranë vendit të ngjarjes.

Mësohet se 48-vjeçari Shirja ka djegur bashkëshorten e tij brenda mjetit dhe më pas është vetëvaruar. Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por dyshohet se e gjithë ngjarja është një krim pasioni dhe shkak ka qenë xhelozia e 48-vjeçarit ndaj gruas.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë, prej rreth 10 kilometrash, nga fshati Kryemadh në Manskuri, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve se gruaja e tradhtonte. Kjo ka bërë që burri t’i vërë flakën makinës, bashkë me gruan brenda, e pak metra më tej të varë veten. Ngjarja tragjike ka ndodhur në një pyll, ndërsa nuk dihet ende nëse gruaja është djegur e gjallë, apo është vrarë më parë nga burri. Çifti mësohet se ka dy fëmijë.

Mëgjithatë për krimin e dyfishtë policia është duke hetuar deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve./Opinion.al

Pas