Ky është Klodian Lala, 15vjeçari nga Durrësi që humbi jetën tragjikisht, pasi ra në gropën e ashensorit të fabrikës në Shkozet, ku punon nëna e tij.
Djali kishte shkuar në punën e nënës për librezën e dritave, pasi u kishin ndërprerë energjinë, për shkak të një debie ndaj Operatorit të Shpërndarjes.
Ndërsa priste nënën e tij që të dilte për ti thënë librezën, djali ka nisur të luajë në ashensorin që përdorej për transportin e materialeve në fabrikë. Si pasojë e shkëputjes së kavos së ashensorit, 15vjeçari ka rënë nga 6 metra lartësi dhe goditja ka qenë fatale për të.
Në përpjekje për të shpëtuar 15vjeçarin, mbeti i plagosur edhe shtetasi B. D. 44 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, punonjës i fabrikës./BW