Kronikë

Foto/Kush janë 4 shqiptarët dhe pakistanezi që u arratisën nga burgu grek



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:52 - 07/02/22 |
Opi Nion

4 shtetas shqiptarë dhe një pakistanez janë arratisur mëngjesin e sotëm nga një burg i Greqisë.

Mediat greke kanë publikuar fotot dhe identitetin e 5 të burgosurve që janë arratisen nga burgu.

Një prej të arratisurve është Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli. Ai është dënuar në vitin 2016 dhe nën akuzat e “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Grabitje”, “Grabitje me pasojë vdekjen”, “Vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim arme.

Ai u arrestua në vitin 2016 pasi mori pjesë së bashku me bandën e tij të gjithë shqiptarë në një grabitje, ku e vdekur mbeti një 84-vjeçare. Një tjetër nga të arratisurit është identifikuar si Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka. I treti, njihet si F. F., 34 vjeç i dënuar për “Trafik droge”.

I katërti, është identifikuar një 29-vjeçar i dënuar për trafikim droge. Ndërsa i arratisuri i 5-të, është një pakistanez, i dënuar për vrasjen e tre personave./Opinion.al

Pas