Ky është Kudret Saliaj, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri nga babai i ish-bashkëshortes së tij, Mexhip Picari.
Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali pranë Gjykatës së Tiranës. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Rreth një orë më vonë policia bëri të mundur arrestimin e autorit në shtëpinë e vajzës në Yzberisht.
Në momentin e arrestimi, Picari ka deklaruar se e kreu vrasjen për dinjitetin e vajzës së tij./Opinion.al