Mediat spanjolle kanë zbuluar identitetin e shqiptarit që u gjet i vdekur brenda automjetit të tij në Totana të Spanjës. Sipas asaj që raportohet, ai njihej me emrin Deda dhe ishte 46-vjeç.
Shqiptari u gjet i ekzekutuar në makinën e tij më 27 mars, por autoritetet dyshojnë se është vrarë të paktën një javë më parë. Ai jetonte në Mazarron dhe miqtë kanë treguar se më parë punonte si roje sigurie në klube dhe bare me muzikë, ndërsa kohët e fundit punonte si truprojë. Veçanërisht muajt e fundit, ai kishte punuar në zonën Marbella në Malaga.
Autoritetet dyshojnë se 46-vjeçari është ekzekutuar për shkak të prishjeve të pazareve të drogës ose për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur si pasojë e profesionit që ushtronte. Ekzistojnë mundësitë që Deda të jetë dhunuar dhe të jetë vrarë në një vend tjetër, e më pas kufoma e tij është lënë në Totana për të zhdukur gjurmët./Opinion.al