Kronikë

Foto/ Kush është shqiptari që u gjet i pajetë në burgun grek


               Publikuar në : 15:49 - 08/12/19 |
Opi Nion

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë mëngjesin e të dielës në burgun e Agias në Hania. Sipas mediave greke i burgosuri shqiptar u gjet i pajetë në qelinë e tij.

Shkaqet për vdekjen e të riut shqiptar ende nuk janë bërë të ditura, por sipas informacioneve të para dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve patologjike.

Ndërkohë lajmin e ka konfirmuar edhe komuniteti shqiptar në Hania, e cili ka zbuluar se viktima është Aleksandër Llazari 36 vjeç, nga Lezha.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë i shqiptarit është dërguar në spitalin e Hanias ku po i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore./ Opinion.al

 

Pas