Violeta Petro, është 64-vjeçarja e cila u prangos nga policia e Tiranës, nën akuzën se duke përdorur emrin e një organizate të huaj, mashtronte biznesmenë të ndryshëm.
Ajo u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi, duke përvetësuar prej tyre shuma të konsiderueshme parash.
Në emër të saj janë bërë të paktën 7 kallëzime nga qershori deri në korrik, ndërsa mendohet se dëmi që ajo ka shkaktuar arrin në rreth 1 milion euro./Opinion.al