Bota

Foto/ Kupola tërësisht e shkatërruar, si duket nga brenda Notre-Dame


               Publikuar në : 10:07 - 16/04/19 |
b.f

Teksa zjarri i katedrales Notre-Damë është vënë nën kontroll, kanë dalë edhe fotografitë e para nga brenda saj. Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë kanë qenë brenda katedrales për të parë gjendjen, ndërsa ajo që bie në sy është kupola tërësisht e shkatërruar.

Si pasojë e zjarrit, është shkatërruar dy e treta e tavanit, aq sa të hënën u mendua se mund të digjej e gjithë katedralja. Megjithëse kjo gjë nuk ka ndodhur, të martën në mëngjes Laurent Nuñez, Sekretar i Shtetit për Ministrinë e Brendshme, ka thënë se ka dyshime se si do të rezistojë struktura.

Prokuroria e Parisit ka nisur hetimet për zjarrin, ndërsa policia ka hedhur hipotezën se gjithçka nisi gjatë punimeve për restaurimin e kambanores së katedrales./Opinion.al

<
>

Pas