Janë transportuar mëngjesin e sotëm nën masa të forta sigurie 23 të arrestuarit e Kukësit për në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, aty ku në orën 09:00 nis seanca për masën e sigurisë. Policia e Tiranës ka marrë masa ekstreme sigurie. Është bllokuar për automjetet unaza dhe rruga Myslym Shyri. Janë mbi 300 forca policie sot tek Gjykata e Tiranës dhe rrugët përreth saj.
Pamjet e drejperdrejta nga Gjykata e Tiranës