Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama janë takuar me presidentin e SHBA-ve, Joe Bidan dhe bashkëshorten e tij, Jill Biden.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë, i cili ka postuar foton në Facebook, duke shkruar “Photo of the Day”.
Kujtojmë se kryeministri Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku mbajti edhe fjalimin e tij, ku ndër të tjera foli edhe për projektin e krijimit te shtetit sovran te Urdhrit Bektashi.