Kryeministri Edi Rama është nisur për në Kiev. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në fotot e bëra publike ai na tregon se është nisur drejt Ukrainës bashkë me kryeministrin malazez, Dritan Abazoviç. Rama tregon se kjo vizitë po kryhet nga ai dhe homologu i tij malazez pas nj ftese të bëra nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”,-shkruan kryeministri Edi Rama në postimin e tij./Opinion.al