Kryebashkiaku i ri i Londrës, Sadiq Khan, ka pasur sot ditën e parë të punës dhe ka zgjedhur që të shkojë me autobus.
Për këtë gjest, Khan, i biri i një shoferi autobusi pakistanez u mirëprit me duartrokitje nga qytetarët londinez.
Në zgjedhjet që u mbajtën javën e kaluar, ai u bë i pari mysliman që zgjidhet në krye të qytetit të Londrës, me 57 për qind të votave, duke sfiduar kështu rivalin e tij Zac Goldsmith, multi-milioner dhe anëtar e Partisë Konservatore./Panorama