Prej shumë vitesh ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka qenë një prej zërave më kritikë ndaj kreut të PD, Lulzim Basha. Por ditën e sotme ajo ka ndjekur aktivitetin e Bashës me gratë demokrate, të paktën kjo është ajo që duket në një foto që po qarkullon në mediat sociale.
Në foto duket emri i Jozefina Topallit që i bashkohet videos live në Facebook-un e Bashës. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shaka apo është i vërtetë ky fakt në një moment që lëvizjet e personaliteteve të PD-së, dhe Basha janë në vëmendjen e publikut pas konflikteve të brendshme në parti.
Kreu i PD-së u takua paraditen e sotme me vajza dhe gra në kuadër të procesit zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Gruas./Opinion.al