Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar disa foto në “Facebook” që i përkasin “Google Earth “. Sipas tij, fotot janë bërë në rajonin e Tepelenës.
Ai tregon në profilin e tij në “Facebook” se fotot tregojnë një piste të improvizuar, nga ku ngrihen avionët e drogës në Tepelenë.
Fotot i janë dërguar Berishës nga një qytetar. Nuk dihet me saktësi se në cilën zonë është kjo pistë e pretenduar nga ish-Kryeministri.