Më shumë se 250 forca policore u angazhuan në një aksion antidrogë ditën e sotme që u zhvillua në Mamurras, ku u arrestuan 7 persona.
Policia zbuloi një magazinë droge brenda së cilës u gjetën dhe u sekuestruan 700 kg kanabis. Në foton e mëposhtme është pikërisht magazina e drogës në Mamurras, në pronësi të familjes Vuksani, raporton ABC News.
Efektivët e policisë kanë sekuestruar gjithashtu një kallashnikov, një granate dore dhe municione luftarake.