Kronikë

Foto/Cila është Eglantina, vajza që u vra nga babai dhe vëllai


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:46 - 05/09/20 |
Opi Nion

Kjo është fotoja e Eglantina Bucit, vajzës së re që u vra nga i vëllai dhe i ati, për shkak të një bashkëjetese që ata nuk e kishin pranuar.

Ngjarja mori më pas përmasa tragjike, kur të dy babë e bir tentuan të fshehin kufomën, në mënyrë të tillë,  që historia mbeti e pazbardhur për 8 vite.

 

Në vitin 2012  Eglantina Buci u vra nga babai dhe i vëllai i saj. Pasi e qëlloi me armë zjarri në kokë, Shkëlzen Buci i ndihmuar nga babai i tij Faik Buci e çuan trupin në Malin me gropa, duke e lënë aty të braktisur pasi e kishin mbuluar me gurë. Një pjesë e turpit të dekompozuar u gjet në vitin 2012, pasi ishte zbuluar nga kafshët.

Disa gjahtarë njoftuan policinë për pjesë të skeletit që ishin pikasur nga qentë e tyre të gjahut. Ngjarja nuk arriti të zbardhej, sepse mbetjet e pakta të kufomës nuk mund të identifikoheshin.

Ndërkohë, për zhdukjen pa gjurmë të vajzës, në policinë e Tiranës në atë periudhë ka depozituar kallëzim penal nëna e saj, Lirije Buci, e cila i tha policisë se prej disa muajsh vajza ishte larguar nga banesa dhe nuk kishte asnjë kontakt me të. Në atë periudhë, u morën deklarime nga Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, por babë e bir kanë hedhur dyshime të forta se vajza mund të ishte trafikuar si prostitutë në Itali.

Ngjarja është zbardhur pas 8 vitesh, ndërkohë që hetimet për të kishin nisur në vitin 2017, kohë kur vëllai I vajzës përfshihet në një tjetër krim, që rastësisht çoi gjurmët tek ngjarja e Eglantinës.

“Pas një pune hetimore të pandërprerë që prej vitit 2017, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë rifilluar hetimet në lidhje me këtë çështje dhe mbi veprimet hetimore dhe procedurale, është bërë i mundur identifikimi shkencor eshtrave, të cilat i përkasin shtetases Eglantina Buci, 31 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë”, njoftoi të premten policia.

 

Po kush është Shkëlzen Buci?

I dënuar nga gjykata e Tiranës me 13 vite burg për tentativë vrasje me pagesë, ndaj aktorit Mishel Prela, Shkëlzen Buci ndodhet aktualisht në burg. Ngjarja ndodhi në vitin 2017 pranë shkollës “Partizani”, kishte si motiv hakmarrjen për plagosjen e Ervin Zallumit nga Mishel Prela, disa vite më parë. Porositësi i kishte dhënë atentatorit 80 mijë euro, për të eliminuar Mishel Prelën. Më pas i gjithë organizimi i atentatit është bërë nga 34-vjecari Shkëlzen Buci, i cili ka patur edhe rolin e ekzekutorit.

Në dëshminë që ka dhënë në polici, Shkëlzen Buci, ka treguar se kishte pranuar të vriste Mishel Prelën dhe me paratë që do të fitonte, do të shlyente borxhet që ai dhe familja e tij kishte marrë për të kuruar vëllanë e tij, që kishte vdekur një muaj më parë nga një sëmundje e rëndë.

Si u zbulua ngjarja

Një i penduar ka zbardhur vrasjen e Eglantina Bucit, e ndodhur në vitin 2012 nga babao dhe vëllai i saj. I penduari është shok i dikurshëm i Shkelzen Bucit. Ai ëhstë arrestuar në vitin 2017 për një vepër tjetër penale, ku tha se kishte dijeni për vrasjen e ndodhur në vitin 2012, vrasje të cilën e lidhte me Shkëlzen Bucin.

I penduari ka treguar se ai vetë ka transportuar Shkëlzen Bucin dhe motrën e tij me makinë dhe rrugës ka mësuar se Buci debatonte me të motrën për shkak të një lidhjeje të saj me një djalë, sikurse raporton gazetarja Klodiana Lala për Neës 24.

Në këtë moment mbi bazën e kësaj dëshmie, prokuroria iu drejtua për ndihmë autoriteteve të Kosovës, të cilëve iu kërkuan identifikimin e kufomës. Eshtrat u çuan në një laborator në Kosovë, ku rezultoi që viktima ishte Eglentina Buci.

Rezulton se identifikimi i vajzës është bërë përmes karahasimit të ADN-së me nënën. Faik Buci ishte i ndarë nga e shoqja dhe për të mos rënë në gjurmët e hetimit, krahasimi është bërë me ADN-në e nënës.

Ndërsa është firmosur arresti me burg për Faik Bucin, ai mohon përfshirjen në ngjarje. Por i penduari i drejtësisë tregon se edhe më herët ka patur një tentativë të vrasjes së vajzës nga ana e babait, por ai dështoi dhe më pas në lojë hyri i vëllai.

Ndërkohë Shkëlzen Buci është aktualisht në burg, i dënuar me 13 vite për tentativën e vrasjes ndaj aktorit Mishel Prela, alias Mishel Manoku./Opinion.al

 

 

 

 

Pas