Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana përveç se është i kërkuar në fushë, nuk ngelet prapa as për pamjen dhe sharmin e tij.
Ndonëse ai është i martuar dhe ka një djalë, Boikenin me gruan e tij italiane, Monica, ai është shumë i pëlqyer nga vajzat shqiptare.
Më poshtë iu prezantojmë të dashurat shqiptare të Lorik Canës:
Adelina Tahiri
Këngëtarja shkupjane dhe Loriku kanë qenë në dritat e medieve për lidhjen e tyre. E mohuar, e konfirmuar, e mohuar sërish, pastaj heshtje dhe në fund Lorik Cana martohet me italianen, kështu ka vajtur lidhja e tyre. Por, gjithçka u vu në dyshim kur dolën zëra se Loriku ishte ndarë nga Adelina sepse ajo nuk ishte e virgjër, me të cilin rast, Adelina me ironi ishte shprehur “Pse, atë italianen të virgjër e kishte?”.
Zana Krasniqi
Lorik Cana gjithashtu ka qenë në lidhje me Miss Universin të 2009-tës, Zana Krasniqi, njëkohësisht modele kosovare, të cilët kanë bërë një sesion fotografik së bashku. Çifti u nda në heshtje dhe nuk janë prononcuar për lidhjen e tyre më pas.
Monica Ercoli
Arkitektja italiane, Monica ka qenë lidhja më e gjatë edhe e vërtetë duke qenë se ata janë të martuar dhe kanë një djalë. Çifti ishin njohur në një restorant, dhe pas një kohë kishin filluar të jetonin bashkë. Loriku kishte fituar besim tek e dashura pasi që ajo i kishte premtuar se fëmijët e tyre do të rriteshin sipas traditave shqiptare./Mapo