Kronikë

Foto/Këta janë dy efektivët që grabisnin të rinjtë tek Liqeni Artificial



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:05 - 26/11/22 |
Opi Nion

Këta janë dy efektivët e ndaluar pas kallëzimit të kryer ndaj tyre, për grabitje të të rinjve në kryeqytet.

Serxhio Cani, 23 vjeç, punonjës i Patrullës së Përgjithshme, dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti, 39 vjeç akuzohen se vidhnin të rinjtë të cilët konsumonin kanabis pranë Liqenit Artificial, në këmbim të tolerancës, që të mos i shoqëronin në komisariat.

Policia njoftoi se duke shpërdoruar detyrën, ata i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Njoftimi nga Policia 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

Pas