Kronikë

Foto/ Këta janë 4 të arrestuarit për vrasjen e Behar Sofisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:23 - 16/03/21 |
Opi Nion

Janë publikuar fotot e katër personave që u përfshinë në vrasjen e Behar Sofisë, më 25 Shkurt në Tiranë.

Ernejt Shyti 24 vjeç ishte në rolin e ekzekutorit direkt, ndërsa 3 të tjerët kanë pasur rolin e organizatorëve.

24-vjeçari ka pranuar krimin para hetuesve dhe ka bashkëpunuar me autoritetet shqiptare, ndërsa Skënder Vathi 54 vjeç, Leonar Xhixha 30 vjeç dhe Xhuljano Visha 28 vjeç nuk kanë pranuar krimin dhe mohojnë akuzat.

Këta të fundit janë persona me precedent të mëparshëm penal, ndërsa Ernejt Shyti rezulton të jetë person pa precedent.

24-vjeçari që ekzekutoi Behar Sofinë u kap pak ditë më parë në Mal të Zi dhe u ekstradua në Shqipëri. Shyti u identifikua nga provat shkencore përmes krahasimit të ADN-së që u përftua nga sendet që ai kishte lënë pas vrasjes në zonën e liqenit artificial.

Ernejt Shyti ka marrë porosinë për vrasjen e Behar Sofisë nga shoku i tij Xhuljano Visha i cili i tregoi foton e shënjestrës, por ka thënë se nuk ka dijeni për personat që kanë porositur vrasjen e Sofisë.

Pas