Këngëtarja Elvana Gjata në ditët e sotme është një nga emrat më të lakuar në muzikë.
Fillesat e saj në këtë profesion datojnë që në moshë të vogël, e madje që në kohët e kompeticionit muzikor “Ethet e së premtes mbrëma”.
Në një foto të vjetër të atyre kohëve shohim jo vetëm Elvanën, por edhe emra të tjerë të njohur sot të muzikës shqiptare si Anjeza Shahinin, Rosela Gjylbegun dhe Klajdi Musabelliun.
Ajo çfarë bie në sy është gjithashtu edhe pamja e tyre, e cila ndryshon mjaft në ditët e sotme. /Opinion.al/