Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Kastriot Dervishi: Shtetëzimi i hotel “Moderno” në Elbasan dhe burgosja e pronarit të saj

2017/04/08 at 1:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Kastriot Dervishi: Shtetëzimi i hotel “Moderno” në Elbasan dhe burgosja e pronarit të saj

Ish-Drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar një dokument të vitit 1947 që tregon shtetëzimin e një prej hoteleve më luksoze të kohës në qytetin e Elbasanit, i quajtur “Moderno” pronë e Xhavit Biçakut.


Me anë të një shënimi në Facebook, Dervishi shkruan se pasi mbaroi plenumi i Beratit, mbrëmjen e 27 nëntorit të 1944, Enver Hoxha mbërriti në Elbasan. Ai kujton se të nesërmen do nisej në Tiranë si kryeministër i qeverisë “demokratike” të Shqipërisë. Sipas tij, Hoxha qëndroi në Elbasan në hotel “Moderno”.

“Duhet t’i ketë bërë përshtypje Hoxhës cilësia e atij hoteli. Si ziliqar që ishte dhe po kaq edhe zemërzi, nuk mund të rrinte i qetë e ta linte të zotin ta gëzonte pronën e vet. Përveçse i mori kinemanë e qytetit (sot teatri “Skampa”), i mori edhe hotelin nga i cili shkoi në Tiranë si kryeministër, si dhe e burgosi”, shkruan Dervishi.

Shënimi i plotë:

Hotel “Moderno” në Elbasan dhe burgosja e pronarit të saj

Pasi mbaroi plenumi i Beratit, mbëmjen e 27 nëntorit 1944, Enver Hoxha mbërriti në Elbasan. Të nesërmen do nisej në Tiranë si kryeministër i qeverisë “demokratike” të Shqipërisë. Ai qëndroi në Elbasan në hotel “Modernon”, pronë e Xhavit Biçakut.

Duhet t’i ketë bërë përshtypje Hoxhës cilësia e atij hoteli. Si ziliqar që ishte dhe po kaq edhe zemërzi, nuk mund të rrinte i qetë e ta linte të zotin ta gëzonte pronën e vet. Përveçse i mori kinemanë e qytetit (sot teatri “Skampa”), i mori edhe hotelin nga i cili shkoi në Tiranë si kryeministër, si dhe e burgosi.

Hoteli u shtezëzua dhe u kthye në gjykatë. Me dekretligjin nr.548 datë 26.11.1947 hoteli u shtetëzua “për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare”. Në raportin justifikues thuhej se pronari “nuk dëmtohej, sepse kishte edhe pasuri të tjera të paluajtshme”, se ishte një person “që vinte nga klasat feudale të kohës” dhe se gjithë këtë pasuri e kishte vënë sipas tyre “në sajë të spekulimit mbi popullin si tregtar dhe mbi shfrytëzimin e bujqve si çifligar”.

Xhavit Biçaku vuajti persekutimin komunist. Me vendimin nr.531, datë 29.12.1947 të Gjykatës Ushtarake Elbasan, ai u dënua me 20 vjet heqje lirie. U dënua së bashku me 11 të tjerë, i akuzuar se kishte organizuar “grupe klandestine”, “organizata ilegale”, etj. Xhavit Biçaku vuajti 12 vjet e 3 muaj në burgjet e diktaturës.

Për ironi, për shumë vite në derën hyrëse të hotelit qëndroi edhe një pllakë përkujtimore që tregonte se E.Hoxha kishte fjetur një natë në atë godinë.

Bashkëlidhur fotografia e pronarit, ndërtesa në vitet ’40 si dhe dekreti i shtetëzimit.

moderno

Etiketa: burgosja e pronaritelbasanhotel modernoshtetezimi


Ju sugjerojmë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Para
Zbulohet kush e bindi Trump për sulmin në Siri

Zbulohet kush e bindi Trump për sulmin në Siri

Adele nënshkruan marrëveshjen më të shtrenjtë në historinë e muzikës

Adele thyen rekordin më “jetëgjatë” të Billboard

Video/ Prapaskenat e debatit Rama-Rakipi, kryeministri: Ik mos më çaj by**ën

Video/ Prapaskenat e debatit Rama-Rakipi, kryeministri: Ik mos më çaj by**ën
















TE FUNDIT

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com