Ditën e sotme ka dalë në qarkullim seria e re e kartëmonedha 200 dhe 5000 lekëshe. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur që kartëmonedhat e vjetra do të vijojnë të jenë në qarkullim si dhe do të tërhiqen dalëngadalë nga Banka e Shqipërisë.
Kartëmonedhat kanë prerje të ndryshme, ndërsa figurat historike që ndodhen mbi to vijojnë të jenë të njëjta.
“Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë”,-thuhet nga Banka e Shqipërisë.