Turqia ka arritur një fitore tejet të vlefshme ndaj Republikës së Çekisë në kampionatin evropian duke i shtuar gjasat për të kaluar tutje.
Por më i kritikuari pas dy humbjeve të para tek turqit ka qenë kapiteni Arda Turan.
Ai është sulmuar nga tifozët e shumtë, duke e fyer atë dhe duke e fishkëlluar.
Por mesfushori i Barcelonës ka zbuluar se ai ka rezistuar duke mos qarë, por nëna e tij ka derdhur lot pasi dëgjoi fyerjet.
“Fyerjet e atyre e kanë bërë nënën time të qajë. Mos u brengosni, do t’i mbajë në mend”, deklaroi Turan.