Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka bërë një postim emocional në prag të ndeshjes me Ukrainën.
Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, sonte në orë 18.00.
Ujkani në Facebook, ka postuar tre fotografi që përshkruajnë historinë nëpër të cilën ka kaluar futbolli në Kosovë, për të arritur ku është sot.
“Unë biri yt Kosovë”, është përshkrimi që ka bashkëngjitur kapiteni.