Policia e Vlorës bën të ditur se ka sekuestruar një gomone me vlerë 150.000 Euro.
“Mjeti lundrues i përket shtetasit A.Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë ka dyshime se mjeti lundrues është blerë me para që nuk justifikohen ligjërisht, pra me para të ardhura nga droga. /Opinion.al