Kanye West ka fshirë të gjitha statuset e tij pro-Trump që kishte bërë në Twitter. Ai ka zgjedhur orët e para të mëngjesit për ta bërë këtë, në mënyrë që të mos vihej re.
Reperi i cili është takuar me presidentin në Trump Tower në muajin dhjetor, e ka quajtur takimin a atëhershëm si një mundësi të mirë për të diskutuar çështjet multikulturore.
Në atë kohë West shkruante “është e rëndësishme të kemi një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me Presidentin tonë në qoftë se në të vërtetë duam ndryshimin”, ndërsa sot duket se është penduar.
Sipas burimeve të site-it TMZ, vendimet e fundit të Trump si “ndalimi i myslimanëve” e kanë bërë reperin të ndryshojë mendjen në lidhje me mbështetjen që i ka dhënë./ opinion.al