Dafina Zeqiri kohën e fundit po e kalon kryesisht në New York ku po punon në disa projekte atje dhe po qëndron përkrah të dashurit të saj nga Republiak Domenikane.
Krahas punëve që artstja po bën i bie të udhëtojë mjaft nëpër qytet e mbrëmja e kaluar duket se nuk ishte më e mira e mundshme për të.
Gjatë rrugës ku po kalonte këngëtarja me miqt e me të dashurin një motoçikletë kishte marrë flakë e pikërisht në atë moment Dafina bëri një video të cilën e publioi në profilin e saj në Snapchat teksa shkruante se “Një njeri rrëshqiti me të por fatmirsisht ia doli duke u hedhur në makinë pa lëndime të mëdha e motoçikleta u dogj”.
Duket se kjo ngjarje fillimisht e tmerroi atë mirpo pas përfundimit të saj pa pasoja në njerëz artistja u lehtësua disi.