Ai sot është një nga kantautorët më të mirë dhe të përfolur shqiptar. Bëhet fjalë për Flori Mumajesin, i cili e ka nisur karrierën me grupin “The Dreams” dhe pikërisht me këngën “Ëndrra”.
Mesa duket një nga punët e para të Florit ka qenë Radio 1, një nga transmetuesit e parë private në Shqipëri që pati një jetëgjatësi të shkurtër. Ka qenë një nga kolegët asokohe të Florit, Florian Heta ( vëllai i këngëtares Gerta Heta) ai që ka postuar një foto të Mumajesit adoleshent.
I dobët në krahasim me kilet e tepërta të Florit sot, një veshje prej repisti, e tregojnë Mumajesin shumë simpatik.