Kjo është fotoja e personit të marrë peng sot në Durrës nga katër persona të maskuar si efektivë të Policisë.
I rrëmbyeri është Gazmend Çollaku, i cili u mor me dhunë në afërsi të një lokali në Lagjen nr.1 të qytetit.
Çollaku është person me precedentë penalë, pasi është dënuar më parë për plagosje me dashje.
Gjithashtu, Policia dyshon se Çollaku bën pjesë në një organizatë të trafikut të drogës. Ndaj hetimet janë përqendruar në këto dy pista. (Panorama)