Ky jaht lukzos që shihni në foto, ka vizituar sot brigjet e Sarandës. Të gjithë u bënë kuriozë për të zbuluar identitetin e personit në fjalë, pasi nuk ndodh shpesh që Shqipëria të vizitohet papritur nga njerëz me pozitë.
Opinion.al u interesua për të zbuluar më tepër në lidhje me këtë vizitë misterioze. Sipas informacioneve tona pronari i jahtit, është një bilioner shumë i njohur, i cili ka vizituar qytetin e Sarandës për të investuar. Sipas Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, bilioneri në fjalë është shumë i njohur dhe po sheh për mundësi investimi në qytetin bregdetar. Nga informacionet e tjera, mësohet se bilioneri në fjalë është Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev që shihni në foton e mëposhtme.