Këngëtarja e muzikës popullore Artiola Toska konkurron në “Kënga Magjike” me Brunon, në duetin më titull “Mirëmëngjes dashni”.
Por cila është jeta private e Toskës, e cila gjatë gjithë karrierës së saj ka qëndruar paksa e mënjanuar në ekspozimin e jetës private. Gjithsesi dihet që ajo është e martuar prej 15 vitesh, me djalin që shihni në foto. Vitin e kaluar i dedikoi një baladë bashkëshortit, të titulluar “Për ty”.
Kënga ishte surprizë që Artiola i bëri partnerit vitin e kaluar për Shën Valentin. Artiola dhe partneri janë njohur në Prizren, dhe prej vitesh ai e shoqëron kudo, sidomos në organizime apo koncerte me grupe të ndryshme muzikore./story