Opinion.al ka siguruar një foto nga restorant “Salt” në zonën e Bllokut ku po drekon në këto momente kreu i PD-së Basha me ambasadorin amerikan Donald Lu. Duket se janë shkrirë akujt mes Bashës dhe ambasadorit pas kritikave të muajve më parë të diplomatit ndaj PD-së. Takimi vjen në momentin kur opozita proteston për zgjedhje të lira, ndërsa në parlament nuk po votohen komisionet e Vetingut.