Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Ish-Miss Shqipëria rrëfehet për jetën intime: “Partizane e seksit të shfrenuar”

2017/01/07 at 3:50 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Foto/ Ish-Miss Shqipëria rrëfehet për jetën intime: “Partizane e seksit të shfrenuar”

Për “Miss Albania 2007”, të jesh person publik duhet të kesh diçka të rëndësishme për të rrëfyer; sekretet e vajzës që s’mund të jetë thjesht Miss.


Vajza e kineastit Ilir Harxhi vuri në kokë kurorën e më të bukurës kur ishte 16 vjeçe e tashmë ka lënë arkitekturën për t’iu përkushtuar edhe ajo filmit.

E pas një aventure me foto topless në plazhin e Dhërmiut, Egla Harxhi ka realizuar një set tjetër pozash të nxehta me fotografin e nudove të Melania Trump, Ale de Basseville. Jo pa qëllim ajo ka realizuar një set të veçantë fotosh me imazhin e stampuar të Melanias dhe koleges së saj. Pas këtij seti, ishte e ftuar bashkë me fotografin nga “Zonë e lirë” dhe televizione të tjera për të rrëfyer planet e saj revolucionare në mbrojtje të gruas. Në një nga intervistat për “In TV”, foli hapur edhe për preferencat e saj seksuale.

Ajo u shpreh se nuk i pëlqejnë kategorizimet dhe nuk e quan veten biseksuale apo gay, por se ka tërheqje të njëjtë, si për femrat, ashtu edhe për meshkujt. Kjo deklaratë e Eglës u konsiderua si një “rrëfim skandaloz” nga disa portale, por për missin jo. Për gazetën “Panorama,” ajo flet në mënyrë të detajuar për prirjet e saj seksuale.

Egla-Harxhi-Jarl-Ale-de-Basseville-Utopian-Magazine-Architecture-Photography-Gold-Egla-Harxhi-Jarl-Ale-de-Basseville-Utopian-Magazine-Architecture-Photography-Beton-

Je shprehur se të tërheqin njësoj, meshkujt dhe femrat. Sa e sinqertë ishte si përgjigje?

Në fakt më pyetën dhe u përgjigja sinqerisht. Hmm, në fakt nuk ishte një skandal, sepse është një e vërtetë për mua. Me këtë deklaratë doja të thoja që dashuria nuk ka limite dhe që nuk jetoj apo dua të jetoj një jetë normale, sipas kategorizimeve të shoqërisë. Ashtu si një këngëtar, poet francez Daniel Dark (Taxi Girl) apo Flaubert thoshte që nuk dua të zgjedh, kam dashuri si për femrat, si për meshkujt, shpirti im është i lirë, pra nuk i përket askujt.

Me pak fjalë, nuk dëshiron të jesh “prona” e dikujt?

Po, mund të flas për konceptin e lirisë dhe kundra konceptit të pronësisë. Kur gjërat janë transparente, nuk ka më dyshime, nuk ka xhelozi, nuk ka më drama. Pas intervistës sime, të gjithë u bazuan te kategorizimi si; biseksuale, lesbike etj. Po për mua kjo është diçka shumë më e lartë që ka të bëjë direkt me shpirtin, me emocionet dhe pastërtinë e ndenjave. Nuk doja të promovoja LGBT apo feminizmin, pasi ajo që unë jam ka të bëjë me lirimin e shpirtit nga ngërçet që vendos shoqëria. Nëse njerëz si Jean Paul Sartre, Simone de Beauvoir, Heminguej, Marlene Dietrich i kanë dhënë aq shumë shoqërisë, kush jemi ne të gjykojmë shpirtin e tyre të lirë. Jemi në 2017-n dhe kemi shtypur zërin e njerëzve intelektualë pasi e gjithë bota është zhytur në një degradim kulturor. Nuk ka më lëvizje artistike politike, që pas revolucionit punk.

Çfarë është liria femërore për ty, ç’ka të drejtë të bëjë një femër e lirë?

Liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit… Por nuk kemi të drejta, kemi detyrime në shoqëri, detyrën për të luftuar për çështje esenciale, çështje si gruaja, edukimi dhe liria e zgjedhjes. Askush nuk u bie në qafë për shembull çifteve, të cilët rrisin fëmijët në mënyrë skandaloze. Mund të dal dhe të them se jam kundër që çdokush të ketë fëmijë. Kur e mendoj përgjegjësinë e të rriturit të një fëmije, them nuk dua të kem fare fëmijë, nëse nuk do të jem në gjendje t’i jap atë botëkuptim të gjerë të botës dhe ta bëj të përgjegjshëm ndaj detyrave që ka.

3

Po kur flet për liri seksuale, e ke për shfrenim e seks me këdo, apo jo?

Kur flas për lirinë seksuale, nuk flas që mund të bëjmë seks me këdo, përkundrazi flas për diçka që është shumë shpirtërore. Është patetike kur shoh të gjithë meshkujt që vërsulen nëpër klube mbi femrat, thjesht për një kënaqë- si 5 minuta, sepse aq janë në gjendje ta zgjasin. Ndërkohë që akti i dashurisë është një kohë, ku ti përhumbesh dhe kalon në një dimension tjetër. Vihesh në kontakt me forcën më të madhe të energjisë, e cila çliron çdo bllokim apo frikë që mund të kemi nga vdekja apo jeta.

Për ty seksi është dashuria në vetvete, pra nuk është një moment konsumi?

Seksi nuk është vetëm për t’u riprodhuar apo një gjë konsumi, nuk është imazhi i krijuar nga pornografia. Seksi është forca më e madhe energjike shpirtërore që kemi. Frojdi ka thënë që dy janë dëshirat që vënë në lëvizje racën njerëzore: dëshira seksuale dhe dëshira për t’u dukur për të qenë në qendër të vëmendjes. Njeriu ka një ego të stërmadhe kur mendon se është i vetmi në univers dhe se çdo gjë duhet të rrotullohet rreth tij. Jemi vetëm një pasazh në këtë jetë, dhe ajo çfarë ka rëndësi, është të jemi në harmoni me shpirtin tonë dhe atë kohë që kalojmë mbi tokë, ta kalojmë duke ndarë me njëri-tjetrin forcën më të madhe shpirtëtore.

2

Të bësh revolucion kundër mentalitetit maskilist, është ajo që synon të arrish në Shqipëri?

Revolucion, por jo kur je vetem, po kur mendje të lira bëhen bashkë dhe krijojnë lëvizje. Sot të rinjtë e marrin të vetëkuptueshme lirinë e të shprehurit, të veshurit me xhinset e grisura apo xhaketat e lëkurës, të folurit për politikën, por nuk e dinë që njerëzit e revolucionit “Punk” janë rrahur nga policia, dhe kanë luftuar deri në fund me çdo mjet, muzikë, film, poezi për t’i dhënë lirinë një brezi që më vonë nuk e ka kuptuar që liria ashtu siç merret, po ashtu humbet kollaj. Unë sot nuk pretendoj të bëj revolucion në botë, por nëse një lëvizje, e cila shkon në një drejtim kundër këtij sistemi të kalbur, jam gati të shkoj. Çfarë mund të bëj për momentin është vetëm të filloj nga vendi im. Ajo që kërkoj të bëj në këto momente është të mbledh rreth vetes vajza të forta, që janë gati të flasin hapur dhe tregojnë forcën e tyre me inteligjencë, dhe i thonë “fuck you!” meskinitetit të kësaj shoqërie. E që refuzojnë të kthehen në objekte seksuale dhe dhune./Panorama

Etiketa: Egla Harxhi


Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Reforma në drejtësi, a po krijohen aleanca të reja?

Virusi që na çoi në kolaps

Javën e ardhshme rriten temperaturat, por veriu i vendit do jetë i ngrirë

Javën e ardhshme rriten temperaturat, por veriu i vendit do jetë i ngrirë

Foto/ Noziy në krahët e modeles serbe?

Foto/ Noizy në prag të fejesës? Reperi tregon për herë të parë të vërtetën
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com