Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka dhënë llogari përreth një orë në Prokurorinë e Shkodrës. Ky është momenti kur ajo ka dalë nga organi i akuzës, por nuk ka pranuar të flasë për mediat, duke u thënë gazetarëve thjesht: Gëzuar festat!
Burimeve për Opinion.al thanë se Shehaj është thirrur si person që ka dijeni për ngjarjen në hetim.
“Ajo është thirrur lidhur me disa procedime penale që janë regjistruar në prokurorinë e Shkodrës. Dyshohet për disa rimbursime të paligjshme të TVSH”, thanë burimet.
Briseida Shehaj mbajti përreth 3 vite postin e lartë të drejtoreshës së Tatimeve. Dy muaj më parë u shkarkua nga Rama, duke e çuar zv.ministre të Ekonomisë. Por sëfundmi, rreth 10 ditë më parë, ajo dha dorëheqjen edhe si zv/ministre dhe aktualisht është e papunë. /Opinion.al