Policia e Shtetit ka bërë me dije se Bashkim Mardeda është personi që mbeti i plagosur me armë zjarri, sonte, në rrugën “Pjetër Budi”, Burrel.
Sipas policisë, në momentin që Mardeda ka shkuar të merrte makinën përpara garazhit, është qëlluar me dy plumba.
Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa forcat e policisë kanë ngritur postoblloqe për kapjen e tyre.
Ndërsa shkaqet e ngjarjes ende janë të paqarta.