Aktualitet

Foto/I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Zoto fotografohet duke pirë kafe në lokal



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:29 - 18/02/22 |
Opi Nion

Klodian Zoto, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për aferën e inceneratorëve është fotografuar duke pirë kafe në një bar.

Foto është bërë publike nga gazetarja Klodiana Lala, në rrjetin social “Facebook”.

Krahas fotos gazetarja shkruan se në bazë të informacioneve që asaj i kanë ardhur, pamjet rezultojnë të jenë të kohëve të fundit.

“I shumëkërkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë që është foto e ditëve të fundit!”

Në foton e bërë publike Zoto duket i ulur në një lokal, por nuk kuptohet vendi se ku ai ndodhet.

Kujtojmë se Klodian Zoto dhe Stela Gugallja u shpallën në kërkim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, për aferën e inceneratorëve./Opinion.al

Pas