Është përcjellë për në banesën e fundit Mateo Vasia, 8-vjeçari që u rrëmbye ditën e djeshme nga fqinji Klodian Çalamani dhe u vra e gropos në oborrin e banesës.
Sikurse shihet në foto qindra njerëz, banorë të fshatit, por edhe të afërm të tjerë kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore dhe i kanë dhënë lamtumirën e fundit vogëlushit.
Të gjithë janë në lot për të miturin që u rrëmbye dhe më pas u vra tragjikisht nga 38-vjeçari teksa kishte dalë të luante me biçikletë.