Genci Pasko, ish zëvendësministër i Turizmit ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në moshën 57-vjeçare.
Pasko prej ditësh ishte i infektuar me koronavirus, por së fundmi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar duke bërë që të humbasë betejën me virusin.
I diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, disa studime pasuniversitare dhe PhD ne Turizëm, Pasko ka mbuluar detyra të rëndësishme,teksa njihet dhe si një zë i fortë i shoqërisë civile./Opinion.al