Kronikë

Foto/ Hoxha zbulon pajisjen e vendosur në Sazan: Orientonte grupet kriminale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:09 - 07/06/22 |
Opi Nion

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar pamje dhe ka zbuluar detaje në lidhje me pajisjen misterioze që u gjet disa ditë më parë në ishullin e Sazanit.

Bëhet fjalë për një pajisje në formë konike, të lidhur me një panel diellor si edhe një motor të vogël me një buton që kur e shkel, nxjerr zhurmë.

Në një intervistë në  “ABC”, Hoxha deklaroi se kjo pajisje dyshohet se mund të jetë vendosur aty për të orientuar grupet kriminale.

Vazhdimisht, pas orës 17:00 në Sazan qendron motovedeta e policisë si edhe punonjësi i radarit dhe prandaj është e pamendueshme që një person të qendronte me atë pajisjen aty në bunker pa u pikasur nga punonjësi i radarit.

Kjo zonë është shfrytëzuar vazhdimisht nga grupet kriminale për transportin e lëndëve narkotike, por edhe të armëve apo njerëzve. Prandaj dyshohet se kjo pajisje mund të jetë vendosur aty për të orientuar grupet kriminale.

Sepse nëse do të përdorej celulari aty mund të pikasej dhe atëhere ata kanë gjetur këtë pajisje me zhurmë. Këtë e konfirmon edhe pozicioni që është vendosur pajisja”, tha Hoxha duke theksuar se zona përdoret shpesh nga grupet kriminal për transport të drogës.

Ne kemi patur grupe kriminale shqiptare që kanë dërguar drogë në sasi të mëdha deri në Turqi”, tha Hoxha.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas