Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ HEC-et e shkatërruan Luginën e Valbonës

2017/07/20 at 2:33 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Foto/ HEC-et e shkatërruan Luginën e Valbonës

Rruga në Luginën e Valbonës nuk është si më parë. Zhurma e fortë e rrjedhës së lumit është venitur nga ekskavatorët dhe buldozerët, të cilët po çajnë shpatet e maleve dhe anën e lumit. Qindra metra kanale betoni, kampe punimesh janë vendosur përgjatë aksit dhe pishat në anë të rrugës janë mbuluar për disa kilometra me mbulesën plastike që rëndom përdoret në frontet ku ka punime.


Një grup turistësh çek, të cilët po e vizitojnë për të shtatin vit rresht Valbonën janë të trishtuar. Nuk arrijnë të kuptojnë asnjë shpjegim që japin vendasit për ndërtimin e HEC-ve.

Punimet momentalisht po zhvillohen në zonën e Dragobisë, ku bashkohen tre lumenjtë më të bukur të luginës, Motinës, i Çeremit dhe i Valbonës. Vendasit thonë se kanalet e betonit do marrin ujin nga burimet e lumenjve për te prodhuar energji në muajt e dimrit, por kjo sipas tyre do të dëmtojë rëndë biodiversitetin pasi shfrytëzimi në këtë mënyrë shteron krojet e zonës në verë e për rrjedhojë ambienti nuk do të jetë më atraktiv për turistët dhe gjallesat do të shkatërrohen.

Alarmi i Mjedisit

Lumenjtë e Alpeve, Cemit, Vermoshit, Lëpushes, Shales, Gashit, Tropojës, ruajnë deri më sot karakteristika të forta natyrore të pacenuara dhe përbëjnë një aset të jashtëzakonshëm për ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, por ndërkohë lumi i Valbonës më i madhi mes tyre po e humbet këtë natyralitet për shkak të HEC-eve që kanë nisur të ndërtohen tashmë. Alarmin në lidhje me shkatërrimin e lumit të Valbonës nga HEC-et e dha Ministria e Mjedisit në Vlerësimin Strategjik Mjedisor për “Planin Kombëtar Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare”.

Studimi për Vlerësimin Strategjik Mjedisor thotë se efektet e HEC-ve mund të jenë të dëmshme sepse mund të sjellin ndryshime të forta hidrologjike, limnologjike dhe biologjike.

Ministria e Mjedisit referon se HEC-et e propozuara për t’u ndërtuar në lumin e Valbonës, janë rreth 11, ku 8 prej të cilëve kanë marrë leje ndërtimi përgjatë 25 km të luginës së Valbonës.

Aktualisht një hidrocentral (4 MW) ka nisur ndërtimin e tij që nga viti 2013 me ritme shumë të ngadalta, ndërsa dy HEC-e të tjerë (27 MW) nisën këtë vit të ndërtohen (projekti në kaskadën e Dragobisë).

Dokumenti qeveritar zbulon se në mungesë të konsultimeve të duhura publike është e vështirë të gjesh të dhëna të sakta në lidhje me to.

“Gjithashtu duhet theksuar se ndërtimi i HEC-ve në Valbonë ka hasur kundërshtime nga banorët e zonës, intelektuale të shumtë dhe ambientalistë të cilët kanë protestuar kundër ndërtimit të tyre.

Ndër ndikimet kryesore përmendim: Prishjen e peizazhit të zonë, pasi habitatet natyrore humbasin, ndërkohë që lidhjet tokësore fragmentarizohen. Përmes ndërtimit të digave, devijimit të rrjedhave të ujit, kanalizimeve dhe tuneleve preken në mënyrë të drejtpërdrejtë aspekte kryesore të pejsazhit” thuhet në dokumentin e qeverisë për zhvillimin e alpeve.

Zvogëlimi i sasisë së ujit në rrjedhën kryesore, shkakton rritjen e temperaturës së ujit dhe cenimin e kushteve bazë të jetës së gjallesave ujore.

Humbja e diversitetit ujor- Devijimi i rrjedhjes së ujit çon në humbjen e diversitetit ujor, ku mund të zhduken peshqit që janë të rrallë, siç është trofta (Salmo faroides), për shkak të pengesës së rrugëve migruese për specien. Gjithashtu, të gjithë speciet janë të kërcënuara nga mortaliteti pas kalimit në turbina.

Ndërtimi i HEC- ve rrezikon të rrisë erozionin. Si rezultat i gërmimit të tokës, prerjes së pyjeve përreth, zhdukjes se bimësisë, do të kemi rritje të fenomenit të erozionit sidomos në ato zona ku ndikimi i erozionit është i lartë duke sjellë kështu humbje të sipërfaqeve tokësore, humbjen dhe ndryshimin e biodiversitetit etj.

Ndikimet që krijon devijimi i lumit dhe ndërtimi i barrierave

Devijimi i lumenjve krijon rënie të sasisë së sedimenteve, të cilat kalojnë në pjesën e poshtme të rrjedhës.

Gjithashtu devijimi krijon humbje e drejtpërdrejtë e shpateve lumore, habitateve specifike anësore. Depozitimet e sedimenteve sjellin probleme në pjesën e poshtme të rrjedhës, për efekt të mosbalancimit të shtratit me mjedisin rrethues.

Ndërtimi i barrierave nga ana tjetër ndikon në humbjen e traditave kulturore për sa i përket përdorimit të burimeve natyrore, si dhe ndryshon ekosistemet si pasojë e ndërtimit e devijimit të ujit.

HEC-et e tjera në Alpe

Në territorin e Alpeve edhe pa HEC-et e reja, gjenden një numër i konsiderueshëm HEC-esh, që në pjesën më të madhe janë HEC-e të vegjël me kapacitet 0.15- 1.4 MW me përjashtim të Hidrocentraleve të Fierzes, të Komanit, të Vaut të Dejës që futen në grupin e HEC-ve të mëdhenj me kapacitet që shkon nga 250 MW deri në 500-600 MW.

Ndër HEC-et funksionalë që ndodhen në territorin e Alpeve përmendim: Hidrocentralin e Fierzës (me kapacitet 500 MW), të Komanit (600 MW), të Vaut të Dejës (250 MW), HEC-i Ashtës, të përbërë nga stacioni elektrik Ashta 1 dhe Ashta 2 (Kapacitetit i plotë të dy HEC-eve është 53 (MW), gjithashtu përmendim edhe Hidrocentralet që gjenden në fshatrat Tamarë, Selcë, Curraj, Ndërlysaj, Vukël, Cerem dhe Lekbibaj (të gjithë me Kapacitet 0.15-1.4 MW). /Revista Monitor

Etiketa: alpeHECluginelumenjpark kombetarshkaterrimValbone


Ju sugjerojmë

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
Bota

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

2 Gusht, 2025 10:45 pm
Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
Bota

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

2 Gusht, 2025 10:35 pm
Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

2 Gusht, 2025 10:10 pm
Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
Bota

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

2 Gusht, 2025 9:57 pm
Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
Bota

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

2 Gusht, 2025 8:22 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
Bota

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

2 Gusht, 2025 7:58 pm
Para
Çuko: Policia e Shtetit të garantojë sigurinë në aeroportin e Rinasit

Deputeti i PS shkon drejtor Burgjesh, ikën "tekniku"

Fenomen i jashtëzakonshëm/ Akullnajë artificiale që rritet në shkretëtirë !

Fenomen i jashtëzakonshëm/ Akullnajë artificiale që rritet në shkretëtirë !

Kjo është dita kur meshkujt tradhtojnë partneren !

Për çfarë ka nevojë jeta juaj romantike? E thotë shenja juaj e horoskopit
















TE FUNDIT

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
2 Gusht, 2025

Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në disa rajone të Rusisë pas një vale sulmesh me dronë ukrainas, teksa presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
2 Gusht, 2025

Ndërkohë që vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3 për qind në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje...

Lexo më shumë

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
2 Gusht, 2025

Një aksident është regjistruar sot në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Automjeti është përplasur me një...

Lexo më shumë

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
2 Gusht, 2025

Rreth 500.000 sinti dhe romë u vrarë gjatë sundimit nazist. Në ditën përkujtimore europiane, ministri gjerman i shtetit për Kulturën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com