Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë e zëne këto ditë për shkak të ndeshjeve që prit të luaj kombëtarja. Aq të zënë saqë kanë harruar edhe çezmat hapur në zyrat e tyre duke shkaktuar kështu një dëm të madh në bizneset që operojnë në katet e mëposhtme.
Bëhet fjalë për bizneset që ndodhen në pallatin përballë Ambasadës Amerikane në Tiranë, në katin e tretë të të cilit FSHF ka zyrat e saj. Pronarët e lokaleve janë të bindur se këto dëmtime në tavanin e bizneseve nuk kanë ardhur si pasojë e shirave të këtyre ditëve. Kanalizimet e degraduara kanë bërë qenë në supermarketin në katin e parë të rrjedh uji nga tavani dhe e vetmja mënyrë për ta kufizuar atë janë kovat e legenët.
Sipas Panorama Sport, në pikën e basteve që ndodhet në katin e parë janë djegur pesë televizorë, vlerë e cila përllogaritet rreth dy mijë euro. Mësohet se Federata ka marr përsipër dëmet e shkaktuara nga ky incident dhe do të marr masa për zhdëmtimin e pronarëve.