Këngëtari Aaron Carter ka realizuar një tatuazh të pazakontë për të cilin kanë shkruar mediat e huaja. Ai ka realizuar portretin e këngëtares nga ishujt Barbados, Rihanna në fytyrë.
Duket se këngëtari nuk është penduar aspak nga ky veprim madje ka pozuar duke treguar tatunë, ndërkohë që foto e tij po bën xhiron e rrjetit.
Carter ka mbuluar pjesën e majtë të fytyrës nga balli tek nofulla me tatuazhin e fundit.
Foto e Rihannës nga e cila është frymëzuar 31-vjeçari, i përket kopertinës të revistës GQ në vitin 2013 ku ajo shfaqet si Medusa. Këngëtarja ende nuk është shprehur rreth këtij veprimi të tij./Opinion.al/